E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, mungonzyra e informacionitnë port

SARANDË- 300 turistë të huaj në një ditë hynë në skajin më jugor të vendit, në Sarandë. Sipas Drejtorisë së Turizmit në këtë qytet bëhet fjalë për turistët që hyjnë nëpërmjet portit të qytetit, të cilët me të mbërritur aty kërkojnë të njihen me të dhënat e qytetit. 

Por në Sarandë mungon zyra publike e informacionit, e cila është parashikuar të ndërtohet pranë portit të qytetit.

Megjithatë sic funksionin cdo sistem tjetër në Shqipëri, me të pyetur gjen Stambollin, duket se edhe turistët e huaj përshtaten shumë shpejt me këtë fenomen duke kërkuar mundësi alternative që japin guida turistike për qytetin. Orientimi më i mirë mbeten zyrat private të informacionit, nëpërmjet agjencive turistike.

Nga këto zyra pretendohet se shërbehet me standarte europiane, por janë të pakta hotelet në Sarandë që pranojnë të prenotojnë përmes zyrave turistike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›