Rritja e krimeve vë në lëvizje policinë e shtetit
Për këtë arsye, zv/drejtori i Përgjithshëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Agron Kuliçaj zhvilloi një takim me zv/drejtorët e policive në qarqe.
Në qendër të bisedimeve në këtë takim, ishte mbajtja nën kontroll dhe menaxhimi i situatës në lidhje me luftën ndaj krimit në përgjithësi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe me prurje të madhe të emigrantëve, ku përfshihen edhe shumë elementë të krimit.
Gjatë këtij takimi mes z. Kuliçaj dhe zv/drejtorëve të policive në qarqe, u vu theksi tek përballimi dhe ndjekja në mënyrë dinamike e situatës kriminale, si dhe intensifikimi i shërbimeve policore nga ana e strukturave të policisë në të gjithë vendin.
“Me synimin për parandalimin e krimit në përgjithësi, veçanërisht të krimeve ndaj personit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan masash dhe ka planifikuar një sërë kontrollesh në qarqe nga një grup pune i ngritur posaçërisht për përballimin e kësaj situate”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
Po ashtu, një theks i veçantë në këtë takim u vendos tek lufta kundër trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit te bimëve narkotike si dhe hetimi i aseteve kriminale, për të cilat do të vijojnë kontrollet e vazhdueshme në çdo qark të vendit.