E Shtunë, 31 Tetor 2026

U shërua nga kanceri, vdes pas një grindje në parking

BRITANI-Shërohet nga kanceri vdes nga dora e njeriut. Ky ishte fati i një britaniku që humbi jetën pas një grindje në një parking.
Një burrë, i cili vdiq si rezultat i një grindje në parkingun e supermarketit Asda në Bigglesëade të Britanisë së Madhe, mësohet se kohët e fundit u shërua nga kanceri, njoftoi familja e tij.

64-vjeçari Brian Holmes mori pjesë në një grindje në parkingun për njerëzit me aftësi të kufizuara në supermarket.

Pas sherrit atë me plagë të rënda në kokë e dërguan në spital, ku ndërroi jetë.

"Brian Holmes ishte një njeri familjar, i cili adhuronte nipërit dhe familjen e tij, dhe vetëm këtë javë atij i thanë që ishte shëruar nga kanceri dhe ishte plotësisht i shëndetshëm", - thuhet në një deklaratë të familjes Holmes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›