Athinë, arrestohet polici që vrau 15 vjeçarin

Polici që qëlloi mbi 15-vjeçarin në Athinë është arrestuar me akuzën e "vrasjes së qëllimshme". Vdekja e adoleshentin ka nxitur shpërthimin e dhunës në kryeqytetin grek, ndërkohë që autoritetet kanë bërë apel për qetësi. Protestuesit kanë qëlluar me bomba molotov ndaj forcave të sigurisë, kanë plaçkitur dyqanet dhe djegur makinat që gjendeshin në rrugë. Më pas dhuna është shtrirë edhe në Selanik dhe në ishujt e Kretës dhe Korfuzit. Ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopoulos ka deklaruar se "çdokush ka të drejt të protestojë, por është e papranueshme që të shkatërrohet prona private e qytetarëve dhe dhuna ndaj njerëzeve të pafajshëm". "Askush nuk duhet të jetë pjesë e protestave që pamë. Të tilla veprime janë kundër të drejtave të njeriut", shtoi ai. Pavlopoulos deklaroi se kishte vendosur të jepte dorëheqjen, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga kryeministri Kosta Karamanlis, qeveria e të cilit ka humbur tre ministra nga skandalet koheve të fundit. 16 banka, 20 dyqane dhe dhjetra shtëpi janë dëmtuar, ndërkohë shumë persona janë vënë në pranga