E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen në Shqipëri djali i Xhejms Belushit

Pas të atit, mbërrin në Shqipëri, mbërrin I biri. Bëhet fjalë për djalin e aktorit të njohur hollivudian Xhejms Belushi, i cili ka sjellë për festivalin Ndërkombëtar të Filmit "The temerity of Zim" i regjisorit Joshua Koople. Djali i aktorit komik Xhejms Belushi prezantoi filmin e tij në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit. Ndërkohë që publiku shqiptar, ndiqte në kinema filmin e tij, Robert Belushi ishte në avion rrugës për në Shqipëri. Bëhet fjalë për djalin e një prej të famshmëve vëllezërve Belushi, Xhejms Belushi - aktorë hollivudianë me origjinë shqiptare - Nderi më i ri i Kombit , i vlerësuar nga presidenti i Republikës. Filmi "The temerity of Zim" i regjisorit Joshua Koople është një produksion komik që u shfaq ditën e pestë të FestivalitNdërkombëtar të Filmit, TIFF. Zimi është një djalë që ka kaluar një fëmijëri në liri të plotë, por kur vjen adoleshenca gjërat komplikohen. Mënyra e të bërit të gjërave "ala Zim", e fut atë në konflike më njerëzit e afërt. Arrin t'i shpëtojë problemeve që ka me të dashurën por nuk mund t'ia hedhë të tjerave që ka akumuluar. Me vështirësi i shpëton edhe ndonjë plumbi hakmarrës. Belushi Junior duket se ka trashëguar nga i ati aftësinë si aktor komik, talent që duket se ka buruar së pari nga Belushi, i madhi Xhon, një nga "Bluz Brothers" legjenda që rron në historinë e kinemasë botërore. Kështu komiku Robert Belushi, një muaj pas vizitës së babait Xhejms në Shqipëri, deri në fshatin e lindjes, vjen për herë të parë në Tiranë, në vendin e të parëve të tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›