E Diel, 1 Nëntor 2026

"Supervirusi" i ri shkakton viktimën e parë

BELGJIKE- Zyrtarët e shëndetësisë në Belgjikë thanë sot se një belg, i cili kishte pranuar trajtim mjekësor në Pakistan, është i pari që vdes nga “supervirusi”, që i reziston ilaceve.

Njeriu i paidentifikuar ishte infektuar teksa po trajtohej nga një plagë në këmbë që e kishte marrë në një aksident automobilistik në Pakistan.Belgu i infektuar u kthye në shtëpi, por pak më vonë vdiq në spital.

Ky supervirus i ri i quajtur NDM-1, që besohet se e ka origjinën nga zona e Indisë dhe Pakistanit, është rezistent ndaj antibiotikëve.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›