E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika për fotote Miss Universevajzat pozojnë topless

SHBA- Fotot e realizuara me vajzat konkurente të Miss Universit nga fotografi i këtij eventi Fadil Berisha kanë shkaktuar shumë polemika në mediat Amerikane. Sipas televizionit ABC, në këto foto vajzat shfaqen topless, të mbuluara vetëm me bojë, apo sic njihet ndryshe Body paint.

Në një prej fotove kryesore e cila është marrë si shembull i keq shfaqet edhe përfaqësuesja e Shqipërisë Anxhela Martini e cila pozon se bashku me mis Irlandën.
Duke sjellë nudizëm në këtë konkurim nuk bëhet më fjalë për bukuri dhe zgjuarsi shprehet një analiste e modës, Angie Mejer, e cila ka punuar më parë për Miss USA.

Ajo shton se të gjithë fotot përqëndrohen te imazhi trupor, por cfarë mesazhi po u japim ne vajzave tona. Ajo kritikoi fotot e realizuara në Las Vegas nga Fadil Berisha ndërsa lëshoi kritika të rënda edhe për organizatën e miliarderit Donald Trump që realizon këtë spektakël të përvitshëm.

Megjithatë, zëvendës presidentja për marrëdhniet me publikun në Miss Universe i mbron fotot e realizuara duke i cilësuar ato si të persosura dhe që i tregojnë konkuretet në të gjitha dimensionet. Lark Marie Anton theksoi se vajzat që marrin pjesë në Miss Universe janë vajza në karrierë, disa prej tyre mjeke dhe avokate.

Megjithatë kritikët e fotove të realizuara nga Fadil Berisha për këtë konkurs shprehen se ato kanë si qëllim vetëm të rrisin shikueshmërinë e spektaklit ndërsa akuzuan organizatën Trump për kategorizimin e vajzave në ato që janë të gatshme të pozojnë nudo, dhe në ato që nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›