E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi i fundit i Greqisë

Sipas sondazheve të para, dy partitë kryesore që mund të zenë më tepër vende ne parlament janë radikalët e majtë të “Syriza”-s dhe “Demokracia e Re”.

“Syriza” është kundër paketës së BE-së për shpëtimin e Greqisë nga kriza dhe është pro rikthimit të ish-monedhës së saj, Dhramis, e cila sipas radikalëve të majtë do të ishte rruga e duhur për rikthimin e normalitetit në vend.

Ndërkohë nga ana tjetër, Demokracia e Re e Samarasit, këmbëngul në qëndrimin e saj për drejtë bashkëpunimit dhe bisedimeve me BE-në, me qëllim përfitimin e kësteve të ardhshme të kredisë.

“Sot populli grek flet. Nesër fillon epoka e re për Greqinë'', deklaroi Samaras për median pasi votoi në Pylos, qytet në Peloponez.

Socialistët e “Pasok”-ut, të cilët në Greqi vazhdojnë të quhen shkaktarët kryesorë të gjendjes alarmante në të cilën ka hyrë vendi, pritet të arrijnë rezultatin më të dobët historik, si shpërblim i dy viteve qeverisje gjatë së cilës vendi hyri në krizë.

Parlamenti i ardhshëm grek, do të ketë brenda tij edhe dy ekstremet, komunistët dhe neonazistët, të cilët duke përfituar nga kriza kanë gjetur mjaft mbështetje në radhët e grekëve të pakënaqur.

Aktualisht, Greqia vuan nga recesioni i thellë ekonomik, i shkaktuar nga kriza e financave shtetërore, me një defiçit buxhetor prej 160% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose prej më shumë se 500 miliardë eurosh.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-17 09:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›