E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaçanik, deri në mesditë dalja në votime 22 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mbajti konferencën e tretë për media për zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Kaçanik, ku konfirmoi se deri në orën 15.00 kanë votuar 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, duke iu referuar të dhënave të KKZ-së në Kaçanik, tha se deri në orën 15.00, kanë ndalë në votime 22.07 për qind, ose 6.947 votues.

Ndërsa sipas pilot-projektit K-vote të KQZ-së, kanë votuar 21.82 pwr qind e qytetarëve, ose 6.868 votues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›