E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine, bombe me sahat para godines se Parlamentit

ATHINE- Kryeqyteti grek u trondit mbrëmjen e së shtunës kur një bombe shpertheu prane nderteses se parlamentit ne Athine. Ngjarja ndodhi rreth ores 20.00. Shpërthimi nuk shkaktoi te plagosur por vetem disa deme te vogla materiale. Sipas policise nje bombe me sahat ishte vendosur vetem disa metra nga varri i Ushtarit të panjohur, në sheshin “Sintagma” perpara parlamentit, vend i cili vizitohet nga qindra vete. Zona ishte evakuar pas nje telefonate paralajmaresuese ne te perditshmen Eleftherotypia ndersa policia kishte marre nje telefonate tjeter ku thuhej se nje bombe e dyte ishte gati per te shperthyer prane parlamentit. Deri me tani asnje grup nuk ka marre persiper pergjegjesine per sulmin ndersa autoritetet shprehen te vendosura per te mos u intimiduar nga ngjarje te tilla. “Ne nuk do ta kthejme Athinen ne nje fortese policore dhe ushtarake per shkak te ketyre incidenteve. Athina eshte nje qytet i sigurte ndersa ata qe qendrojne pas ketyre akteve do te arrestohen dhe do te sillen perparara drejtesise” u shpreh ministri grek per mbrojtjen e qytetareve, Michalis Crysokoidis. Kohet e fundit, shperthimet me bomba te kryera nga grupet ekstremiste, kanë qenë të shpeshta. Në shenjester kane qene ndertesat e qeverise, bankat dhe bizneset ne Athine. Megjithate, ky ishte sulmi i pare me bombe prane nderteses se parlamentit ne kryeqytetin grek. (s.g/ NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›