E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, fillon pas 21 ditësh mbledhja e mbeturinave

ATHINE- Fillon pas 21 ditësh, mbledhja e mbeturinave nga rrugët e Athinës, pas grevës së tejzgjatur të punonjësve të mirëmbajtjes së qytetit. Vendimi u morr pas një marrëveshjeje mes Federatës së punonjësve të mirëmbajtjes dhe qeverisë.

Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm Kastanidis, Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Punëtorëve të Pushtetit Lokal vendosi të ndalojë grevën dhe të fillojë mbledhjen e mbeturinave, me kusht ndalimin e rekrutimit të grevistëve në pastrimin e komunave dhe tërheqjen e firmave private.

Ministri premtoi diskutim me kryeministrin menjëherë pas kthimit të tij nga Brukseli, por mbledhja e mbeturinave do të fillojë menjëherë, kështu që gjatë fundjavës shpresohet që qyteti të marrë frymë lirisht. Sasia e mbeturinave të grumbulluara nëpër rrugë mund t’i ketë kaluar 10 000 tonë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›