Tragjedia detare, kërkimet vetëm nga anija turke
DURRES- Operacioni për kërkimin e 8 trupave të zhdukur të ekuipazhit të anijes turke, “Reina”, vijon sot vetëm nga anija turke.
Anija u mbyt 3 netë më parë në detin Adriatik, për shkak të përplasjes me tragetin e linjës Bari- Durrës, “Ankara”
Edmond Doraci, kapiten i Përgjithshëm i Porteve deklaroi sot në një prononcim për NEWS24 se anija “Iliria”, e flotës tonë detare është akostuar në port dhe ka ndërprerë operacionin e kërkim shpëtimit. Ndërsa anija turke vazhdon kërkimet.
“Kjo është një pjesë e vendimmarrjes së drejtuesve të operacionit të kërkim shpëtimit.” nënvizoi Doraci.
Ai u shpreh se shanset për tu gjetur të gjallë nuk ka më, ndërsa ka shpresë për gjetjen ende të trupave të vdekur të 8 anëtarëve të ekuipazhit.
Informacioni i vetëm që kapitaneria e portit ka është që një pjesë e bazës materiale të anijes së mbytur është gjetur nga anija e Guardia di Financa italiane e cila ndodhet në portin e Durrësit. Materialet janë depozituar pranë rojes bregdetare për hetimet.
Doraci sqaron se moti pavarësisht se duket një kohë jo fort e qëndrueshme, lejon vazhdimin e operacionit kërkim- shpëtimi.
Anije ushtarake turke “Barbarosa” që vazhdon kërkimet është e destinuar për kërkime në det. Ajo është e pajisur me aparatura moderne të kërkimit në sipërfaqe, por edhe në thellësi të detit.
Kapiteni i portit të Durrësit, Hysni Aruçi dje deklaroi për median se trageti "Ankara" dhe anija "Reina 1", nuk lëshuan asnjë sinjal alarmi me përjashtim të sinjalit satelitor, i cili është interceptuar në Mal të Zi dhe Itali, por jo në Shqipëri. "Sinjali satelitor është kapur nga pajisjet në Mal të Zi dhe Itali, në vendin tonë mungojnë pajisjet për kapjen e sinjaleve satelitare", - tha Aruçi. Ai pohoi se hetimet për aksidentin ujor do kryhen në Itali nga autoritete të investigimit turk dhe maltez.
(s.g/BalkanWeb)