FIFA refuzon sërish Kosovën
PRISHTINE- Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka refuzuar sërish kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
Vendimin për refuzim të kërkesës së FFK-së e mori Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, të premten, në ditën e dytë të mbledhjes që e mbajti në Zyrih të Zvicrës.
"Duke u bazuar në qëndrimin e UEFA-s për këtë çështje, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s konfirmoi që kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare nuk mund të aprovohet", thuhet në njoftimin e FIFA-s të publikuar në sajtin zyrtar të kësaj federate, shkruan "Koha Ditore" e së shtunës.
FIFA në tetor të vitit 2008 kishte refuzuar kërkesën e FFK-së për pranim dhe me atë rast ia kishte ndaluar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Nga ajo kohë, përfaqësuesja e Kosovës ka luajtur vetëm me skuadra të ndryshme. Zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, Federata e futbollit te Kosove e shihte si fazë kalimtare deri në pranimin e plotë në FIFA e UEFA. FFK-ja vazhdimisht ka provuar të anëtarësohet në FIFA e UEFA, por deri më tani nuk ia ka dalë.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)