Athine, grabitet me arme nje supermarket

Nje grabitje me arme ne nje nga supermarketet e rrjetit “Carefur” eshte regjistruar mbremjen e sotme ne hyrje te Athines, ne Greqi.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cileve 4 grabitesit e armatosur me kallashnikov, pasi kane dale nga supermarketi kane shkembyer zjarr me policine.
Sipas burimeve, per fat te mire nga shkembimi i zjarrit nuk ka pasur te lenduar. Burimet saktesojne me tej se ngjarja ndodhi prane selise se burses ne kryeqytetin helen.