E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu:Kosova,gati për anëtarësim në FMN e BB

Kosova është e gatshme të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare financiare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.Deklarata është bërë nga presidenti Fatmir Sejdiu, i cili priti në një takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage. "Institucionet tona jane të angazhuara për t'u anëtarësuar në mekanizmat financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN-në dhe BB-në, si dhe të respektojnë detyrimet që dalin nga ky akt", ka deklaruar Sejdiu. Ndërsa drejtoresha e Bankës Botërore, nga ana e saj ka shprehur bindjen se, në vizitën e saj të ardhsme në Kosovë do ta gjejë këtë vend të anëtarësuar në këto dy institucione të rëndësishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›