E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, “vorioepirotët” protestë për prerjen e pensioneve OGA

Në sheshin Sintagma në Athinë u mblodhën edhe njëherë përfaqësuesit e organizatave të "Vorioepirit" në Greqi, për të kërkuar rivendosjen e pensioneve OGA, të cilat u prenë nga qeveria Samaras. 

Demonstrimi u përqëndrua në sheshin para Bashkisë në Athinë, ku u lexua një rezolutë, e cila u dërgua në parlament. 

Demonstruesit mbanin në duar parulla të tilla si "Shtetasit grekë dhe vorioepirotët nuk janë të huaj", "Samaras, ktheni pensionet OGA" apo "Gënjeshtarët, hajdutët, politikanët e shitën Vorioepirin”. 

Në protestë merrnin pjesë deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas, deputeti i SYRIZA, Panajotis Kurublis dhe përfaqësues të tjerë. 

Parlamenti grek para disa muajsh miratoi një dispozitë të re të ligjit, për prerjen e pensioneve, që Greqia iu jepte të ashtuquajturve vorioperiotë, pension nga i cili prej vitesh kanë përfituar edhe 18 000 shtetas në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›