Itali, Letta pranon propozimin për kryeministër
ROMË- Enrico Letta pranon propozimin për të formuar qeverinë e re italiane.
I njoftuar për të formuar qeverinë e ardhshme italiane, numri dy i Partisë Demokrate (PD, e majtë), Enrico Letta u thirr sot në selinë e presidencës së Republikës.
Ai pranoi që të mandatohet si kryeministër dhe të formojë qeverinë e re.
Letta, 46 vjeç, u thirr sot në orën 10:30 GMT në Quirinal tek selia e presidencës ku u ngarkua për të paraqitur një ekip të ri qeveritar që bashkon forcat e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, konform kërkesës së shprehur nga presidenti, Giorgio Napolitano.
“Politika të rigjejë besueshmërinë. U bëj apel të gjithëve për përgjegjshmëri”, tha Letta në një konferencë për shtyp ku bëri të ditur vendimin.
Enrico Letta është nënsekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike (PD), forca politike që kryeson qendrën e majtë italiane.
(d.b/BalkanWeb)