Koalicioni PS-LSI, jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, emërohet Desantila Tahiraj
ELBASAN- Jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi. Vendimi erdhi pas kërkesës së këshilltarëve të majtë për rikonfigurimin e Këshillit Bashkiak, pas aleancës PS-LSI. Kreu i këshilltarëve të majtë ka vlerësuar gjestin e dorëheqjes, duke e cilësur akt “dinjitoz”.
Këshilltarët e majtë pas dorëheqjes propozuan emërimin e mjekes Desantila Tahiraj, në krye të Këshillit Bashkiak të Elbasanit, ndërkohë të djathtët refuzuan të jepnin një kandidaturë. Pas votimit Desantila Tahiraj u zgjodh si kryetarja e re e Këshillit Bashkiak, Elbasan.
Dalja në maxhorancë e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, pas bashkimit të LSI me PS-në solli edhe reagimin e këtyre të fundit, të cilët kërkuan shkarkimin e kreut aktual përfaqësues i PD-së dhe emërimin e një tjetër drejtuesi të propozuar nga e majta.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj, tha se ky propozim nuk duhej bërë. Ndërkohë kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini siguroi se bashkëpunimi mes palëve do vazhdojë në të mirë të qytetarëve.
Kreu i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar ashpër duke deklaruar se gjithçka që po ndodh është një farsë dhe turp për Këshillin që nuk i shërben bashkëjetesës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ben Blushit, koordinatori i PS për zgjedhjet e 23 qershorit , i cili tha se kjo është demokraci e vërtetë dhe askush nuk duhet ti trembet votës. E majta ka shtuar Blushi është mazhorancë në të gjithë vendin.
(e.m/BalkanWeb)