Athine, manifestime kundër reformës së pensioneve
ATHINE- Punonjësit e sektorit publik dhe ata të sektorit privat manifestojnë sot në të gjithë Greqinë kundër planit të kursimit dhe në veçanti kundër reformës së pensioneve që u miratua disa ditë më parë nga qeveria.
Manifestimet u organizuan nga sindikata e sektorit publik Adedy dhe nga ajo e sektorit privat Gsee, të cilat sot do të shpallin një tjetër grevë të përgjithshme, e katërta nga fillimi i krizës, që do të përkojë me votimin e reformës së pensioneve në parlament.
Projektligji i qeverisë i është dorëzuar dje sindikatave para se të dërgohej në parlament, njoftuan burime të Ministrisë së Punës. Projektligji pritet të dërgohet në parlament brenda datës 20 të këtij muaji.
Kundër reduktimit të pagave dhe pensioneve është mobilizuar, veç sindikatave, edhe partia komuniste (Kke), sindikata e të cilës (Pame) do të marrë pjesë në grevën e përgjithshme dhe në atë të koalicionit të së majtës radikale Syriza e cila ka njoftuar manifestime për nesër dhe pasnesër.
Rreth 500 protestues nga grupe të ndryshme të majta marshuan mbrëmë në Athinë, duke kërkuar që qeveria të braktise planet për imponimin e masave te ashpra ekonomike. Protestuesit u mblodhen jashtë bankës ku tre vete humbën jetën gjatë protestave të dhunshme të javës së kaluar, ndezen qirinj dhe vendosen lule në nder të viktimave. Turma me pas iu drejtua sheshit përpara Parlamentit, ku gjatë ditëve të fundit ka patur me dhjetra demostrata, duke kërkuar ndalimin e masave që dëmtojne punetoret. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente, ndërsa autoritetet kishin rritur praninë e policise jashtë ndërtesës se parlamentit.
(s.g/BalkanWeb)