Liria e votës mbi lirinë e lëvizjes
Greva e urisë që zhvillohet në “këmbët” e Kryeministrisë prej më shumë se dhjetë ditësh, është bërë dashur pa dashur pjesë e jetës sonë. Me bllokimin e rrugëve, mitingjeve të përditshme dhe vetëflijimin e qindra jetëve në bulevardin kryesor të vendit, opozita ia ka arritur qëllimit që të bëjë pjesë të debatit për hapjen e kutive, edhe kalimtarin më indiferent ndaj politikës. Jashtë kësaj përfshirjeje duket se nuk kanë mbetur as njerëzit e artit. Si asnjëherë më parë, konfliktualiteti politik ka arritur të tërheqë në vorbullën e tij të përditshme të akuzave e kundërakuzave, edhe këtë pjesë të shoqërisë që duhet të transmetojë mesazhe kulture dhe paqeje.
Edhe dje, së bashku me paralajmërimin e Brukselit për gjetjen e dialogut, edicionet e lajmeve njoftuan rritjen e numrit të firmëtarëve të peticionit që i kërkon opozitës t’i japë fund grevës për hir të procesit të liberalizimit të vizave dhe integrimit europian të vendit. Emra të nderuar artistësh e shkrimtarësh gjenden këto ditë në “llogoren” antigrevë, duke ngjallur dyshime të justifikueshme se po përdoren nga maxhoranca për të dëmtuar nismën e grevës së urisë.
Por, a janë vërtet të gjithë firmëtarët e peticionit një grup “çingijesh të pushtetit”, që detyrohen të firmosin për shkak të një page shtetërore apo interesave të tjera të vogla? A mund të jenë mbështetur tek këto parime meskine edhe protesta e Edi Luarasit apo Amik Kasoruhos, atyre që dikur janë persekutuar nga diktatura në emër të lirisë?
Janë të shumtë ata mes publikut të këtyre personaliteteve të artit, që ndodhet sot në një dilemë nëse është i drejtë qëndrimi kundër grevës. Nga njëra anë qëndron fakti se kjo proteste synon të kërkojë një liri të mohuar si ajo e votës, dhe nga ana tjetër ndodhet e drejta e artistëve dhe e çdo shqiptari tjetër për të mbrojtur një liri tjetër mjaft të rëndësishme, atë të lëvizjes pa kufij e barriera.
Ky dyzim ka lidhje me një pyetje që e largon debatin nga emrat e përveçëm të protagonistëve, por që mund t’i japë një përgjigje më të ftohtë pikëpyetjeve të sotme rreth grevës, reagimit të artistëve dhe paralajmërimeve të Brukselit:
A prevalon liria e votës mbi lirinë e lëvizjes?
Të dyja këto të drejta janë të sanksionuara jo vetëm në Kushtetutën e Republikës, por edhe nga të gjitha institucionet ndërkombëtare ku vendi ynë aderon. Për fat të keq, të dyja kanë një lidhje esenciale me njëra-tjetrën, të cilën shefat e BE-së po na e përsëritin çdo ditë e më shumë. Nëse liderët politikë të maxhorancës dhe opozitës nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët në lidhje me hetimin e parregullsive të zgjedhjeve në rrugë ligjore apo institucionale, ka shumë gjasa që liberalizimi i vizave të shtyhet dhe në këtë mënyrë t’u hiqet e drejta votuesve shqiptarë që të ndjehen më shumë europianë.
Personalisht, mendoj se e drejta e votës, pra themeli i nevojshëm për të ndërtuar një sistem demokratik, është elementi kryesor që mund të sigurojë më pas të gjitha të drejtat e tjera, duke përfshirë edhe atë të lëvizjes së lirë. Standardi kryesor për të qenë pjesë e Europës së Bashkuar është pikërisht demokracia dhe si rrjedhojë e saj, funksionimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Nëse opozita shqiptare ngre dyshimin prej 11 muajsh për vjedhjen e votës, pra mosfunksionimin e demokracisë, atëherë ajo duhet të deklarojë pa ndrojtje edhe faktin që Shqipëria është larg standardeve të demokracisë europiane. Nëse pretendon se nuk ka funksionuar liria e votës, atëherë opozita duhet të pretendojë edhe faktin se nuk mund të sigurohet liria e lëvizjes.
Disa intelektualë sot në Ballkan e kanë hedhur idenë se vendet tona nuk janë të gatshme si ekonomikisht, ashtu edhe në kuadrin e demokracisë dhe respektimit ligjor, për të përqafuar të njëjtat standarde të vendeve të tjera të BE-së. Si rrjedhojë, ata mbështesin idenë jo fort populiste se, është më mirë që të pritet edhe pak për të rregulluar “shtëpinë nga brenda” përpara se të marrim turravrapin drejt BE-së dhe të mbetemi gjithnjë “delet e zeza”. Në fakt, opozita shqiptare po na e përsërit çdo ditë pjesën e parë të kësaj logjike, pra pjesën që ne nuk jemi të gatshëm si nga ana demokratike, ashtu edhe nga respektimi i ligjit për të arritur standardet europiane. Por, njëkohësisht, është po kjo opozitë që mbështet publikisht integrimin e përshpejtuar në BE të këtij vendi me demokraci të cunguar, në të njëjtën linjë me qeverinë dhe maxhorancën. Këtu ka një nonsens që ngre disa pikëpyetje mbi protestën e socialistëve dhe aleatëve të tyre, pikërisht në këto momente kur vendoset për fatin e mëtejshëm të Shqipërisë europiane. Përpara shqiptarëve, opozita betohet se nuk është kundër integrimit, por njëkohësisht vazhdon të mos i bindet këshillave dhe paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare për gjetjen e një rruge të mesme për daljen nga kriza e kutive. Nuk është e çuditshme, dhe kjo po ndeshet së fundi në deklarimet e disa ministrave apo përfaqësuesve të së djathtës, se në rast të një dështimi në Bruksel, maxhoranca do të drejtojë gishtin e fajësisë në drejtim të grevës së papërshtatshme të opozitës.
Për të dalë nga kjo situatë akuzuese, do të ishte më e udhës që opozita të parashtrojë publikisht pa frikë opsionin e saj të prevalimit të lirisë së votës. Pra, të dëshmojë përpara opinionit vendas dhe ndërkombëtarëve se manipulimi i zgjedhjeve, pra cenimi i bazës së demokracisë, është një kosto më e madhe për vendin se vonesa e hapave integrues. Nëse arrin të marrë aprovimin popullor edhe për këtë qëndrim, opozita mund të ketë kurajën e plotë për të vazhduar bojkotin pa kufij kohorë apo pa iu trembur presionit të ndërkombëtarëve deri në fitoren e kauzës së saj. Sigurisht që ky argumentim ka nevojë për t’u mbështetur në provimin me fakte se është shkelur liria e votës. Fakte, që deri më sot kanë qenë të mangët.
Nëse do të ketë një mbështetje “plebishitare” për këtë iniciativë, PS do të mund të lëshojë nga shpatullat e saj barrën e një përgjigjeje të mundshme negative nga Bashkimi Europian, duke e shpërndarë përgjegjësinë tek vullneti i popullit. Edhe ndërkombëtarët do ta vlerësonin më tepër këtë vonesë të vogël, me qëllimin e mirë për ta bërë Shqipërinë europiane edhe më parë se të jetë pjesë e familjes së tyre.
(GSH/BalkanWeb)