E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Incident i armatosur në Radushë, 4 viktima


Katër të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur që gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit. Sipas mediave maqedonase tre prej viktimave janë identifikuar, madje njëri është nga Prishtina.

Mësohet se incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke transportuar armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës.Vendi i ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë informacion se mund të ketë pasur incidente në pjesën kosovare të kufirit me Maqedoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›