Greqia merr sot këstin e parë prej 5,5 miliardë euro nga FMN-ja
Greqia sot duhet të marrë këstin e parë nga ndihmat financiare të FMN-së me gjithsej 5,5 miliardë euro për të evituar një falimentim të shtetit.
Me programin e nisur të kursimeve, Greqia sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mund të arrijë kthesën. Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn foli para gazetarëve në Zyrih për vendime "kurajoze dhe të guximshme" në Athinë. Europianët dhe Banka Qendrore Europiane kanë krijuar përveç kësaj një sistem mbresëlënës për rastet emergjente. Nga Athina bëhet e ditur se në ditët e ardhshme pritet kredia e parë bilaterale me vendet e tjera të Euro-zonës deri në 15 miliardë euro.