Athinë, neonazistët sulm mbi komunistët, plagosen 9 vetë
Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në Athinë mes neonazistëve të Agimit të Artë dhe aktivistëve të Partisë Komuniste, teksa këta të fundit kanë qenë duke vendosur postera nëpër mure, për njoftimin e një veprimtarie.
Gjithçka ka ndodhur në orët e natës në rrugën “Demokracia” në lagjen “Perama” të kryeqytetit grek, kur sipas policisë, 30 anëtarë të Partisë Komuniste janë ndeshur me rreth 50 persona, që mbanin në duar shkopinj me gozhdë e mjete të forta, me të cilat shkatërruan posterat e vendosur.
Pas konfrontimit verbal, personat që mbanin veshur këmisha me simbole të Agimit të Artë, sulmuan anëtarët e Partisë Komuniste dhe si pasojë e përleshjes 9 persona u plagosën.
Në vendngjarje shkoi menjëherë policia, ndërsa ambulanca dërgoi në spital gjithë të plagosurit që kishin marrë plagë në kokë dhe në trup.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë, Dimitris Kucubas e cilësoi sulmin si vepër të "mafias së organizuar" që ka “lindur dhe është edukuar në sistemin që e përdor atë”. "Sistemi thekson tilla formacione fashiste, vetëm për të parandaluar zhvillimin e lëvizjes punëtore", tha ai .
Edhe koalicioni SYRIZA denoncoi sulmin, duke iu bërë thirrje për unitet gjithë të forcave të majta dhe progresiste më qëllim që t'i kundërvihen kërcënimit fashist.
(Balkanweb)