Athinë, një emigrant shqiptar vritet me armë zjarri
ATHINË- Një emigrant shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë. Policia vendase tha se viktima është shtetasi Ermal Merko, 30 vjeç.
Vrasja mësohet se ka ndodhur sot në orën 13:40, në një bar të quajtur Stretto ne rrugen Efpalinu 21, ku viktima e krimit ka qenë duke pirë kafe së bashku me dy miq të tij.
Persona të armatosur janë afruar tek tavolina ku ndodhej shqiptari dhe kanë qëlluar katër herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.
Vrasësi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes që policia u njoftua dhe mbërriti aty, policia gjeti 4 gëzhojat e plumbave dhe nisi hetimet që do të cojnë në identifikimin dhe kapjen e tij.
Polica ka ngritur versionin e parë, sipas të cilit vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.
(e.m/BalkanWeb)