Vriten tre oficerë policie në Jemen

Përleshje janë raportuar në mbarë Jemenin ku demonstrantët po protestojnë me javë të tëra duke kërkuar dorëheqjen e presidenti Ali Abdullah Saleh, i cili 32 vjet është në pushtet.
Agjencia Reuters raporton se tre oficerë policie janë vrarë pasi protestuesit u vërsulën në ndërtesën komunale në provincën veriore Xhauf.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur presidentin Saleh si garanci kundër Al Kaidës në Jemen, por e kanë dënuar dhunën dhe kanë bërë thirrje për dialog që t`i jepet fund krizës.