E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Trupat arabe në Bahrein nuk bëjnë invazion

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk e konsideron invazion mbërritjen e 1.000 forcave saudite në Bahrein, por i bëri thirrje qeverisë së këtij vendi të përmbahet.

"Ne besojmë se dialogu politik është mënyra për t`i adresuar trazirat që kanë ndodhur në rajon, nmë Bahrein dhe në vendet e tjera, dhe në asnjë mënyrë shtypja e tyre", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni.

Vendet arabe të Gjirit dërguan forca në Bahrein për të ndihmuar familjen mbretërore sunite që t`ia dalë mbanë me protestuesit nga shumica shiite.

Partia më e madhe opozitare shiite në Bahrein e quajti hapin "luftë të pashpallur".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›