E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, pranga shqiptarit, u kap me 91 kg drogë në banesë

ATHINE- Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia e Athinës, në lagjen Petrupoli, pasi iu gjetën në banesë një sasi e madhe lëndësh narkotike.

Konkretisht policia e shtetit helen, i ka sekuestruar shqiptarit 23 vjecar, 91.17 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, një makinë të cilën ai e përdorte për shpërndarjen e drogës, si dhe 2 celularë.

Sic bën të ditur policia, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, u kap pas marrjes së informacionit se ai ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
23 vjecari u lokalizua në Nea Smirni dhe gjatë kësaj kohe banesa e tij ka qenë nën vëzhgimin e bluve të Athinës. Pas vëzhgimit disa ditor, policia lokalizoi dhe banesën e tij të dytë, të cilën shqiptari e kishte blerë në Petruli, atje ku dhe u arrestua. Shqiptarit i janë vënë prangat në momentin që ka dalë nga banesa në fjalë.

Policia po heton për persona të tjerë të implikuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike. I arrestuari dhe materialet në ngarkim të tij, iu dërguan gjykatës së Athinës, e cila vendosi masën burg pa afat dhe sekuestrim të pasurisë së tij deri në përfundimin e hetimeve.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›