E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine proteste kunder qeverise shqiptare

Rreth 200 vete qe quhen anetare te rinise Vorio-Epiriote protestuan ne Athine kunder qeverise shqiptare.

Me parrullat e tyre ata kerkonin drejtesi per Aristotel Gumen denimin maksimal per autoret e ngjarjes se Himares me 12 gusht te ketij viti mbrojtjen e pronave te vorio-epirioteve dhe mbrojtje per greket e Shqiperise.

Protestuesit akuzuan qeverine shqiptare se diskriminon minoritaret. Ne Shqiperi anetaret e minoritetit pushohen nga puna vetem sepse jane greke kurse pronat e tyre jane ne duart e grabitesve qeveritare shkruante nje nga pankartat qe ata mbanin ne duar.

Te rinjte minoritare i kerkuan qeverise shqiptare te plotesoje kushtet per mbrojtjen e minoritetit grek qe jeton ne Shqiperi.

Ata kerkuan lejimin e tabelave ne gjuhen greke ne rruget e Shqiperise te drejten e shenimit te kombesise dhe fese ne dokumentat e identifikimit te drejten e shkollave greqisht ne gjithe jugun e Shqiperise etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›