Athinë, punonjësit e bashkisë protestëpër kotratat e punës
ATHINË- Përleshjet kanë shpërthyer në kryeqytetin grek, Athinën gjatë një demostrate të punonjësve të Bashkisë.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba verbuese për të shpërndarë turmat.
Qindra punonjës të Bashkisë dolën në demostratë pasi kontratat e tyre me qeverinë lokale nuk janë rinovuar, dhe kështu ata rrezikojnë të humbasin vendet e tyre të punës.
Atyre i’u bashkangjiten dhjetra protestues që marshonin nga Bashkia e Athinës drejt Ministrisë së Brendshme.
Policët u përpoqen të ndalojnë protestuesit ti afrohen ndërtesës së Ministrisë, duke devijuar marshimin drejt një rruge tjetër.
Por, pikërisht kjo ndërhyrje ka nxitur edhe konfrontimin mes tyre dhe policisë, të cilët përdoren shkopa gome dhe gaz lotsjellës.
Për pasojë mësohet se një protestues mbeti i plagosur.
Bashkitë nuk po rinovojnë kontratat me punëtorët e përkohshëm me qëllim reduktimin e shpenzimeve, si pjesë e reformave të qeverisë për të ndrequr deficitin buxhetor.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)