E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Serbi-KosovëBogdanoviç:Të zhvillohet nën drejtimin e OKB

BEOGRAD- Serbia kërkon përfshirjen e Kombeve të Bashkuara në dialogun e nisur me Kosovën, që zhvillohet nën drejtimin e Bashkimit Europian.

Deklaratën e ka bërë sot ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviç gjatë një takimi që pati në Beograd me shefin e misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier.

Sipas mediave serbe, dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se lëvizjet e njëanshme në Kosovë vetem sa destabilizojne situateën, ndaj dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve.

Në një njoftim të Ministrisë së Serbisë për Kosovën, thuhet se Bogdanoviç shprehu qartë qëndrimin se Beogradi insiston dhe lufton për një rol të OKB-së në dialogun me Prishtinën.

Sipas njoftimit, Zannier e ka bindur Bogdanoviçin se UNMIK-u do të vazhdojë të punojë ne Kosove në harmoni me Rezolutën 1244.

(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›