Greqi, Papandreutakon Xhorxh Soros
ATHINE- Kryeministri Papandreu ka pritur sipërmarrësin e fuqishëm George Soros, në një takim të mbyllur për mediat.
Përmbajtja e saktë e takimit nuk dihet ende, të dhënat e para bëjnë të ditur se është folur lidhur me ekonominë ndërkombëtare, krizën në eurozonë dhe zhvillimet në Libi.
Sipas informacioneve nga takimi, Soros është treguar optimist për shpëtimin e Greqisë nga kriza, duke vlerësuar se BE duhet të tregojë më shumë vulnet për të ristrukturuar borxhin e vendeve më të dobëta.
Sipas Soros, shpëtimi do të vijë, mjafton që qeveria të tregojë konsistencë në përpjekjet për reforma.
Menjëherë pas këtij takimi, kryeministri Papandreu kërkoi nga ministri i Financave Papakonstantinou për t’u informuar mbi takimin me Trojkën, ku ndër të tjera është diskutuar për përshpejtimin e zbatimit të disa masave të caktuara, që në Korrik të këtij viti e jo në Janar të 2012 sic ishte parashikuar.
(m.a/BalkanWeb)