Athinë, rrëmbehet foshnja shqiptare në maternitet
Përpos trafikantëve, ngjarja bëhet me e rëndë, ku trafikimi ndodh brenda institucioneve shtetërore. Së fundi, një foshje e sapo lindur e një çifti shqiptar, është grabitur në spitalin e Athinës.
Ende nuk dihen personat që kanë marrë prej andej foshjen e seksit femër, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin në fjalë.
Bëhet e ditur se foshja është e çiftit shqiptar, Agron dhe Bruna Shquti, nga Lezha, e cila është rrëmbyer sot në mëngjes në maternitetin “Elena” në kryeqytetin grek. Pranë spitalit kanë mbërritur edhe zyrtarë të ambasadës shqiptare në Athinë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarrolli, i cili saktësoi se foshnja është rrëmbyer rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në dhomën ku qëndronte edhe e ëma. Sipas Minarollit, e ëma ka dëgjuar hapat e rrëmbyesit, por ishte vonë pasi ai është larguar me shpejtësi nga dhoma e maternitetit.