E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxirret fatura e përmbytjeve në Shkodër

Dëmet e shkaktuara janë 4 milionë e 213 mijë euro, një shumë jo e vogël kjo për buxhetin e Shqipërisë. E përkthyer në dëmshpërblim për banorët, secili prej tyre do të marrë përkatësisht nga një mijë euro.

Shuma është bërë e ditur nga kryetari i qarkut të Shkodrës, Gjovalin Kolombi, pas verifikimit të 4213 familjeve. Megjithatë, kjo shuma përfundimtare, pasi tokat e rreth 718 familjeve janë ende nën ujë dhe vetëm pasi të zbrazen, atje do të mbërrijnë grupet e kontrollit të dëmeve.

Në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit të këtij viti, tonelata metër kub ujë përmbytën mijëra hektarë tokë dhe qindra banesa u përmbytën nga vërshimet e mëdha të ujit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›