Centrali bërthamor, Prifti: Qeveria, asnjë projekt konkret
Ministri i Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes, Dritan Prifti ka deklaruar se qeveria nuk ka asnje projekt konkret per ndertimin e nje centrali berthamor ne vendin tone. Ai ka hedhur poshte zerat per ngritjen e ketij centrali ne zona te ndryshme te vendit dhe ne deklaraten e tij ka pohuar se ka vetm perpjekje per te krijuar kuadrin ligjor per agjensine atomike.
“Nuk ka asnjë projekt konkret për central bërthamor sot në Shqipëri, as në Shkodër dhe në asnjë vend tjetër. Ka një përpjekje të qeverisë shqiptare për të krijuar kuadrin ligjor dhe institucional për Agjencinë Atomike dhe kjo do të punojë pastaj për kuadrin ligjor për ta bërë të mundur zhvillimin e energjise bërthamore në të ardhmen në Shqipëri” tha Prifti.
Kete deklarate ministri i Energjitikes e beri pas nje takimit me homologun e tij te Malit te Zi, Branko Vujovic dhe Ferhat Dinoshen, minister i pakicave ne Malin e Zi. Me dy ministrat, Prifti ra dokort qe brenda ketij viti te perfundoje linja e transmetimit te energjise me Malin e Zi.
“Projekti për ndërtimin e linjës së re të transmetimit të energjisë elektrike 400 kilovolt për ët cilin të dy palët, pra edhe ministria jonë e Ekonomisë dhe ajo e Malit të Zi kanë dhënë garancinë që kjo linjë do të përfundojë brenda këtij viti për të mundësuar transmetim më të lirë të energjisë mes dy vendeve” tha Prifti.
Ne takim u diskutua dhe per projektet ujore mes dy vende per liqenin e Shkodres, lumin e Bunes dhe ate te Drinit.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi