E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga një 21-vjeçari, plagosi me thikë dy shtetas

Shtetasi turk pas incidentit i ka ofruar ndihmë vajzës e cila e ka marrë veten pas më pak se 20 sekondash. Dy të plagosurit kanë pritur të afërmin e të aksidentuarës për ta dërguar më pas në spital, por janë përballur menjëherë nga goditjet me thikë të të akuzuarit i cili pa kërkuar asnjë shpjegim rreth ngjarjes ka plagosur me thikë z. Akajbiçen dhe shtetasin shqiptar Kola.

Dy të plagosurit thanë për “Gazetën Start” se po prisnin vëllain e të aksidentuarës për ta shoqëruar në spital, madje kishin pritur edhe 10 minuta, por qëllimi i tyre i mirë nuk është marrë aspak parasysh dhe ata janë sulmuar barbarisht në mes të rrugës nga goditjet me thikë të Krenar Palit.

Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale ndërkohë që materialet e përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsunmim të veprës penale “Plagosjes së rëndë në gjëndje të tronditjes së fortë psikike” në ngarkim të shtetasit Krenar Pali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›