Athinë, shpërthim në një lagje periferike

Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në periferi të Athinës, duke dëmtuar rëndë një makinë që po kalonte aty pranë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave në makinë ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët nuk dihet nëse janë plagosur.
Sipas të njëjtave burime, të cilat i referohen policisë, dyshimet e para për shpërthimin bien mbi grupet anarkiste.