E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, kryeministri Gruevski fsheh letrën e Fules

Opozita dhe shoqëria civile kanë kritikuar qeverinë maqedonase pas njoftimeve se ka fshehur një letër të Bashkimit Evropian lidhur me një ligj kundër diskriminimit.
Njoftohet se me anë të kësaj letre kërkohej në mënyrë të drejtpërdrejtë që në ligjin kundër diskriminimit të përmendeshin edhe homoseksualët. Ligji kundër diskriminimit, që është miratuar një javë më parë nga parlamenti i Maqedonisë, vazhdon të jetë çështje diskutimi.
Ai parashikon mbrojtje ligjore për grupet e diskriminuara në shoqëri, por nuk përmend në mënyrë eksplicite edhe orientimin seksual.
Për këtë arsye ai është kritikuar vazhdimisht se nuk është në përputhje me legjislacionin evropian. Tani BE-ja sugjeron ndryshimin e ligjit nëpërmjet amendamenteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›