Efekti i vullkanit, aeroporti i Pragës edhe nesër do pezullojë fluturimet
Mijëra fluturime në mbarë Evropën janë anulluar edhe sot, 24 orë pas një ndërprerje të trafikut ajror. Gazetarja Alma çupi në një linjë telefonike për "Ora News" nga Praga thekson se nga informacionet më të fundit është e sigurtë që aeroporti i këtij shteti edhe nesër do të anullojë fluturimet për shtetet e tjera të Europës. Ndërkohë sipas çupit në aeroportin e Pragës janë marrë të gjitha masat për pasagjerët të cilët nuk kanë mundur të fluturojnë nëpër destinacionet e duhura pas vullkanit të hirit në Islandë. Ndërkaq sipas gazetares çupi autoritet njoftojnë se kostoja e gjithë këtij "incidenti" llogaritet rreth 200 milionë dollarë në ditë humbje.
Ndërkohë mësohet se pjesa më e madhe hapësirës ajrore në veri dhe perëndim të Evropës është mbyllur dhe autoritetet e trafikut ajror thonë se ditën e sotme janë anulluar më shumë se 17.000 fluturime.
Ndërkohë mësohet se pjesa më e madhe hapësirës ajrore në veri dhe perëndim të Evropës është mbyllur dhe autoritetet e trafikut ajror thonë se ditën e sotme janë anulluar më shumë se 17.000 fluturime.