E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në Pakistan, vriten policë dhe gazetarë

Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një spital në Pakistan, janë vrarë së paku 8 vetë dhe janë plagosur më se 30 të tjerë.
Sulmuesi e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij në pjesën e emergjecave të spitalit, në qytetin jugperëndimor, Kueta, ku kishte njerëz që pritnin trupin e pajetë të në bankieri sheit, të vrarë më herët gjatë ditës.
Në mesin e të vrarëve janë edhe dy policë të lartë dhe një gazetar, raporton Europa e Lirë.
Myslimanët sheitë në Pakistan, janë pakicë, pasi afro 80% e popullatës janë sunitë.Në 30 vjetët e fundit nga dhuna sektare në mbarë Pakistanin, janë vrarë mijëra njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›