E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, vritet me armë zjarri shqiptari

Ngjarja ndodhi në rrugën “Akarnes 22”, kur një automjet tërhoqi zvarrë për disa metra një shqiptar rreth të 60-tave.

Pas kësaj, një grup shqiptarësh që ndodheshin në vendin e ngjarjes, duke kërkuar punë, u konliktuan me shoferin. Më pas, 28-vjeçari grek u largua dhe u kthye me armë zjarri me vete, duke qëlluar kundër grupit të shqiptarëve që ishin mbledhur si zakonisht për të kërkuar punë.

Nga ngjarja mbeti i vdekur një shqiptar, i moshës 53-vjeçare, ndërsa u plagos edhe një emigrant tjetër nga Pakistani. Autori u largua menjëherë nga vendngjarje dhe u shpall në kërkim nga policia. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2012-04-29 13:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›