E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plumba çifteje mbi një shtetas

Një konflikt midis disa personave u shoqërua me përdorimin e armëve midis tyre.

Policia bëri me dije se i plagosuri është shtetasi me iniciale, Q. C, ndaj të cilit është shkrepur një armë zjarri tip çifte, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rënduar shëndetësore. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes, ku identifikuan dhe kapën autorët, shtetasit Hasan Hasanaj, 32-vjeç, dhe Viçens Breshanaj, 39-vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Opel  me të cilin po largoheshin këta shtetas është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu tip Karabinë si dhe dy fishekë. Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim. /Start/

                                                                                             2012-04-29 15:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›