Athinë, zbulohet arsenal armësh pranë gjykatave

Në Greqi zbulohet një arsenal armësh të rënda, ndërsa policia beson se ka zbuluar bazën e organizatës më të madhe guerile në vend, ‘Lufta Revolucionare’. Në katin e pestë të një një ndërtese pranë gjykatave në Athinë janë gjetur shtatë raketa, një armë antitank RPG-7, dy automatikë kallshnikov, pistoleta, granata, si dhe sasi e madhe bombash, të gatshme për t’u përdorur.
Ndonëse pritet konfirmimi zyrtar, policia beson se kjo ishte baza kryesore e organizatës guerile ‘Lufta Revolucionare’, pjesëtarë të së cilës janë arrestuar dhjetë ditë më parë dhe u janë komunikuar akuza që lidhen me terrorizmin.
Shërbimi antiterror dyshon se në arsenalin e gjetur ndodhet edhe arma me të cilën u godit në janar 2008 selia e ambasadës amerikane në Athinë, cka do ta tregojë analiza balistike. E njëjta analizaë mendohet se mund ta zbardhë edhe dy ngjarje për të cilat nuk dihen ende autorët, vrasjen e policit roje në banesën e atasheut ushtarak të Britanisë, në vitin 2004 dhe sulmin kundër banesës së kryetarit të Këshillit të Lartë të Shtetit, në prill 2007.
‘Lufta Revolucionare’ konsiderohet si organizata më e madhe guerilase në vend, pas asgjësimit të ‘17 Nëntorit’ në vitin 2002 që ishte organizata më jetëgjatë në Evropë.