Shkodër 1280 ha nën ujë, Basha: Situata e rënduar
TIRANE-
Ministri Basha: Situata ne Shkoder emergjente. mbi 1 280 ha nen uje. Nisem evakuimet
Ora 14:30-Ministri i Brendshëm Lulzim Basha bëri të ditur se situata në Shkodër paraqitete emergjente për shkak të përmbytejeve. Shtabi i Emergjencave ka nisur evakuimet e banorëve nga fshatrat qe rrezikohen nga rritja e nivelit te ujit.
Në këto orë të pasdites numërohen plot 1 280 ha tokë, nderkohe qe paraditen e sotme METE deklaroi se ishin permbytur 500 ha. Ndër zonat më të rrezikuara ashtu si dy herët e kaluara, paraqitet fshati Obot, Dajc.
Ministri Basha tha se situata po precipitohet “Situata në Hidrocentrale është e rënduar. Fierza është në nivelin 296. 62 m, duke u rritur me 5 cm, nga niveli që u raportua paraditen e sotme. (kuota maksimale është 296 metër)- deklaroi Basha. Në një panoramë të situatës së përmbytjeve, Basha tha se në harkun e Bërdicës, pjesë e aksit Shkodër- Tiranë, niveli i ujit ka arritur në 10 cm mbi asfalt. Fshati Obot është izoluar nga uji dhe rruga nuk mund të kalohet as nga mjetet e mëdha. Janë marrë masa për të vënë në dispozicion mjete lundrimi”. Uji ka arritur dhe në periferi të Shkodrës, në lagjen Ajasëm.
Janë marrë masa nga rezervat e shtetit për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe ushqime të banorëve të prekur nga përmbytjet.
Permbytjet ne Shkoder, 500 ha nen uje
Ora 11: 30-Përkeqësohet situata nga përmbytjet gjatë natës në zonën e Nënshkodrës dhe Lezhës duke risjelle ne kujtese permbytjet e Janarit e Shkurtit.
Muharrem Stojku drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike deklaron se shkarkimet nga tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit kanë shkaktuar 500 ha tokë të përmbytura në zonën e Shkodrës.
“Niveli i ujit arrin në 10-30 cm, ndërsa uji nuk ka hyrë në banesa” deklaroi sot paradite Muharrem Stojku në një konferencë për shtyp nga godina e METE.
Pamjet e ofruara nga korrespondetja e NEWS 24 në Shkodër Eliona Kodra faktojne toka të përmbyta dhe deshmi te banoreve ne fshatin Berdice, te cileve uji ka hyre ne banesat e tyre.
Në harkun e Bërdicës, pjesë e aksit Shkodër- Tiranë ka prezencë të ujit, Gjithashtu nen uje eshte dhe rruga që të con në Bërdicën e Sipërme, dhe në fshatin Obot.
Rruga që lidh komunën Ana e Malit me qytetin është e bllokuar nga uji për automjetet e vogla. Ushtria ka marrë masa për vënien në dispozicion të mjeteve lundruese për lëvizjen e banorëve.
Ministria e Ekonomisë, Telekomunikacionit dhe Energjetikës pranoi sot paradite se rreziku i përmbytjeve ishte evident pasi të dhënat e orëve të fundit në kaskadën e Drinit ishin shqetësuese.
“Nga ora 12 e natës prurjet kanë ardhur duke u rritur prurjet në Fierzë janë 1550 metër kub, nga 1600 qe jane kuotat maksimale"- deklaroi zv ministri i Energjetikes, Leonard Beqiri.
METE ka njoftuar ministria e Brendshme për të marrë masat si dhe pushteti vendor për të njoftuar popullatën për rrezikun e përmbytjeve.
Ora 09. 49 Permbytje gjate nates ne Shkoder dhe Lezhe
Përkeqësohet situata nga përmbytjet gjatë natës në zonën e Nënshkodrës dhe Lezhës duke risjelle ne kujtese permbytjet e Janarit e Shkurtit. Pas hapjes së portave të shkarkimit në HEC-in e Fierzës dhe si shkak i reshjeve te fundit me intensitet, në Shkodër janë përmbytur 280 ha sipërfaqe tokë bujqesore, ndërsa niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 30 cm. Situata paraqitet e pa ndryshime dhe në këto orë të paradites.
Redaksia e TVNews24 në Shkodër referuar të dhënave nga shtabi i emergjencës njofton se më serioze paraqitet në fshatin Arren ku 6 banesa rrezikojnë seriozisht përmbytjen dhe në komunën Ana e Malit ku është dëmtuar rëndë nënstacioni i pompave duke lënë banorët e zonës pa ujë të pijshëm për orë të tëra.
Ndërkohë prezencë uji por pa bllokim rrugësh janë vërejtur mëngjesin e sotmë në Obot. Po kështu edhe në komunën Dajç, një pjesë e fushës në fshatin Dragushë është e mbuluar me ujë. Fatmiresisht rruget jane ende te kalueshme ne zona.
Edhe pse argjinaturat jane perforcuar qe pas permbytjeve te Janarit e Shkurtit, uji po shfaqet frikshem ne zone pasi Drini dhe Buna jane tejfryre ne shtreterit e tyre.
Lezhë
Por jo vetëm zona e Nënshkodrës po vuan pasojat e përmybtjes për të disatën herë këtë vit. Shirat e rrëmbyeshëm kanë kthyer dhe në Lezhë të njëjtën situatë të muajit Janar e Shkurt. Situata me problematike ka qene në lagjen “Skanderbeg” ku uji ka depërtuar në ambientet e nje shkolle 9-Vjecare duke sjellë ndërprerjen e mësimit . Te rrethuara nga uji ne kete lagje dhe dy banesa.
Gjithjë sipas informacionit të marrë pranë shtabit të emergjencës civile në prefekturën e Lezhës, mësohet se probleme nga reshjet e shumta të shiut janë krijuar në fshatin Grykë Manati, si dhe në fshatin Zejmen dhe Markatomaj, të komunës së Zejmenit, ku disa banesa gjenden në prezencën e ujit. Problem paraqet edhe rruga automobilistike, aksi i vjetër Lezhë-Milot, për shkak të mbetjeve inerte që kanë sjellë përrenjtë.
Ndërsa, përsa i përket dy rretheve të tjerë të Qarkut të Lezhës, burimet në fjalë bëjnë të ditur se në rrethin e Kurbinit rrugët janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme. Ndërsa, në rrethin e Mirditës të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme, si dhe nuk ka patur probleme të furnizimit me energji elektrike.
(d.b/s.g/BalkanWeb)