Rama: Berisha gënjeu. Protesta qe ta largojmë
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha gjatë mbrëmjes së shkuar për vizitën në Bruksel, duke akuzuar kreun e ekzekutivit se deklaroi gënjeshtrat e radhës. Sipas Ramës, përgjigja më e mirë ndaj gënjeshtrave janë vetëm protestat.
Në një konferencë për shtyp nga selia e PS, Rama u shpreh se Berisha nuk u tregoi shqiptarëve se cfarë i komunikuan zyrtarët e Brukselit për liberalizimin e vizave.
“Zoti Berisha u tha se nuk e mori vesh në Bruksel se kur do të liberalizohen vizat për shqiptarët dhe këtë ai e quan një vizitë të suksesshme, ndërkohë që deri para pak javësh i siguronte njerëzit se këtë verë do të dilnin nga kufijtë pa viza”.
Sipas Ramës, pushteti me në krye Berishën vazhdon të gënjejë për rritjen ekonomike, për investimet publike e private duke sjellë kështu një situatë ekonomike të rënduar në popull. “Zoti Berisha jo vetëm u vodhi votën shqiptarëve, por po u grabit njerëzve vendet e punës, u tregon gënjeshtra njerëzve për rrijen planetare të ekonomisë ndërkohë që ka rritje planetare të cmimeve”.
"Ndërkohë që tanimë u provua zyrtarisht, mbështetur mbi dokumentat e Bankës së Shqipërisë, se rritja ekonomike e vitit 2009 ka qenë jo më shumë se 0%, se rritja e papunësisë është një tendencë e pandalshme shkatërruese për ekonominë e familjeve të pambrojtura dhe se investimet publike apo private janë në rënie të vazhdueshme, s’ka asnjë pikë dyshimi se ky vit është ekonomikisht edhe më i keq se i shkuari".
Edhe një herë tjetër, Rama tha se vendi është në krizë të thellë ndërsa papunësia rritet dita ditës. "80 mijë vende pune premtoi zoti Berisha kur kërkoi votën e shqiptarëve dhe pasi u grabiti votën ka nxjerrë në rrugën e papunësisë mbi 100 mijë njerëz në më pak se një vit".
E gjitha kjo, sipas kreut socialist vjen nga kriza e hapjes së kutive.
Shefi i opozitës tha se do të zhvillohen protesta deri në hapjen e kutive dhe largimin e qeverisë.
“Kjo e keq i ka rrënjët tek kutitë e votimit për këtë gjendje alarmante të ekonomisë së vendit. Protestat janë mjeti që qytetarët kanë në dorë për të larguar këtë qeveri".
Duke u perqendruar dhe njehere tek deklarata e mbremshme e Berishes, e paar pas kthimit nga Brukseli, Rama e vlerosoi kete si nje ngjarje shqetesuese qe arsyeton me se miri protestat ne 30 Prill dhe 1 Maj.
"Shfaqja shqetësuese e zotit Berisha mbrëmë është një arsye më shumë për të dalë në 30 prill e në 1 maj në protestën më të gjatë e më të madhe që një popull mund të bëjë për të ndalur rrënimin e provokuar nga qeveria e vet".
(d.b/BalkanWeb)