E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen 3.5 kilogram heroinë. Në pranga 2 persona

Forcat e antidrogës në policinë e Durrësit kanë sekuestruar rreth 3.5 kilogram heroinë, ndërsa kanë vënë në pranga dy persona. Lënda narkotike u gjet pas një kontrolli të kryer në makinën me targa të Fierit 5092C në afërsi të mbikalimit në vendin e quajtur “Plepa”.

Droga, e vendosur në një kuti kartoni, ishte e ndarë në 6 pjesë. Policia arrestoi drejtuesin e automjetit Maliq Ibra dhe shoqëruesin e tij, Idriz Manej. Përveç sasisë së lëndës narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 11 karta SIM dhe dy aparate celularë. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›