Legalizimi i tiranise korruptive. nga DITMIR BUSHATI
...antikushtetuese dhe me frymezim te paster tiranik. Ligji shkel haptazi barazine perpara ligjit pasi sipermarresit shqiptare diskriminohen perpara atyre kinse te huaj. Them kinse te huaj pasi Marreveshja e Stabilizim Asociimit e liberalizon regjimin e shoqerive tregtare duke plazmuar parimin qe vendi i regjistrimit te shoqerise sherben si nacionalitet per shoqerine dhe jo nacionaliteti apo pasaporta e investitorit.
Praktika qe do te buroje nga ligji i miratuar bie ne kundershtim me nje nga detyrimet kryesore te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit pasi edhe vete shoqerite komunitare qe operojne ne Shqiperi mund ti vendose ne pozita diskriminuese ndaj njera-tjetres apo shoqerive te tjera te huaja jo komunitare duke qene se vendimi per akordimin e mbrojtjes se posacme te nje investitori eshte ne diskrecionin e Qeverise. Pra jo per kedo investitor te huaj mund te akordohet mbrojtja e posacme dhe jo mbi nje projekt konkurrues.
Ne kete menyre rrezikojme te penalizohemi si vend pasi subjektet e prekura nga ky ligj do ti drejtohen Keshillit te Stabilizim Asociimit qe eshte instanca kryesore vendimmarrese e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. E njejta gje mund te ndodhe edhe ne institucionet kushtetuese ku subjekte te interesuara mund ta kundershtojne kushtetutshmerisht kete ligj dhe faturen financiare te papergjegjshmerise qeveritare do ta paguajne si gjithmone qytetaret.
Permenda faturen financiare sepse ligji sanksionon shpronesimin per interes privat me parate e taksapaguesve shqiptare pasi prona mund te shpronesohet ne favor te investitorit te huaj duke cenuar keshtu Kushtetuten legjislacionin mbi shpronesimet publike dhe vete thelbin e te drejtave pronesore. Thene me shkoqur taksapaguesit shqiptare do te kontribuojne jo me si deri tani per shpronesime per vepra publike si akse rrugore spitale apo shkolla por edhe per investime private si ndertim hotelesh apo resortesh turistike.
Ligji cenon parimin check and balance duke grisur edhe me tej masken propagandistike te Kryeministrit i cili ka nje vit qe betohet per respektimin e vendimeve gjyqesore.
Keshtu amendohet de facto Kodi i Procedures Penale ndryshimi i te cilit kerkon shumice te cilesuar nga Kuvendi duke i hequr cdo mundesi shtetasit shqiptar per te mbrojtur pronen e tij perpara gjykates pasi ne cdo rast ajo i kalon investitorit te huaj. Me kete veprim shkallmohet nje nder parimet kryesore qe mban ne kembe nje shoqeri demokratike ai i sigurise juridike qe sherben si rregullator i marredhenieve shtet-individ apo individ-individ.
Ne te vertete siguria juridike arrihet permes marreveshjeve te medha shoqerore qe ne rastin konkret mungon sa kohe qe shoqatat e ish-pronareve apo sipermarresve vendes e kundershtojne kete praktike. Gjithashtu ne si perfaqesues te opozites ndahemi me maxhorancen katerciperisht per menyren se si duhet te sigurohen investimet e huaja ne Shqiperi dhe se cilat aktivitete sipermarrese duhet te mbeshteten pa cenuar mbrojtjen e njejte kushtetuese dhe ligjore per keto investime pavaresisht origjines se tyre.
Eksperienca e integrimit europian na tregon se mbeshtetja ndaj sipermarrjeve te vogla dhe te mesme ka sherbyer si gjenerator i punesimit dhe zhvillimit. Mirepo ligji i miratuar nuk synonte te terhiqte palet ne nje debat qofte edhe konceptual mbi stimulimin e investimeve dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Perkundrazi nepermjet tij kerkohet te zevendesohet pushteti gjyqesor me ate ekzekutiv.
shte e vertete se pushteti gjyqesor ne Shqiperi nuk funksionon sic duhet dhe mban mbi supe barren e rrenimit te imazhit te tij per shkak te korrupsionit mungeses se pavaresise dhe personalitetit. Sikurse eshte po aq e vertete se brenda ketij pushteti ka plot njerez me integritet moral e profesional te dallueshem qe ne jo pak raste perballen me presione e veshtiresi.
Ne vend qe te adresohen problematikat e pushtetit gjyqesor pasi pa drejtesi dhe funksionim te ligjit shoqeria nuk mund te jete e qendrueshme se cdo gje mund te shkaterrohet nga casti ne cast ky pushtet po zevendesohet formalisht me nje pushtet edhe me te korruptuar sic eshte Qeveria e Sali Berishes.
Pra po legalizohet tirania korruptive qe pushton tregun duke injoruar shtetin e se drejtes e njekohesisht duke u krijuar kushte vetem klienteve te saj qe te shtien ne dore cdo pasuri te shenjestruar sic jane pronat ne bregdet apo kudo tjeter ku ka mundesi zhvillimi. Nderkohe qe pronaret e vertete apo qytetaret qe preken nuk kane me asnje mundesi ligjore per te mbrojtur pronen ne shtetin e tyre.
Kundershtimi nga opozita ne Kuvend i tiranise korruptive qe instalon gllaberimin e te mirave publike dhe prones private duhet te vijoje te zhvillohet ne trajta te ndryshme edhe nga aktore te tjere pasi kjo kundershti nuk ka te beje aspak me qendrimin ndaj investitoreve dhe respektin ndaj djerses se tyre. Por me besimin tek forca krijuese si vlere individuale qe nese shperblehet ne menyre te drejte dhe eshte e mbrojtur me ligj kthehet si sherbim per te gjithe shoqerine.
Ndaj do te ishte ne nderin e Presidentit te Republikes qe ne ushtrim te prerogativave kushtetuese ta ktheje mbrapsht kete ligj qe nxit konflikte civile dhe legalizon gllaberimin e pronave nga tirania korruptive per tua kaluar klienteve te saj te cilet kesaj radhe do te fshihen nen petkun e investitorit te huaj.