E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur skandalet behen seriale nga BELINA BUDINI

...kampeve kundershtare ne vend. Por nga nje veshtrim i pergjithshem i atmosferes se opinionit publik te shprehur nuk paraqitet ndonje shperthim ndjeshmerie ne formen e skandalitetit. Ne fakt ketij seriali politik me korrupsion nuk i mungojne ingredientet e nje telenovele popullore dhe as shikueshmeria e larte. shte padyshim terheqes per elementet e lakmise imoralitetit veprimeve te paligjshme fshehtesise vjedhjes meskinitetit intriges dhe denigrimit njerezor qe permban. Por mbi te gjitha e ben telenovele per te mos u humbur premtimi per te zbuluar me teper ne serine e neserme. Madje disa nga daljet publike te denoncuesve kane vetem kete permbajtje te re Neser do te sjellin fakte te reja per korrupsionin e X. Pak a shume ne stilin televiziv te Fiks Fare me paralajmerimin e tyre te goditur neser avazi por ndoshta me ndryshimin qe investigimet e Fiksit arrijne pothuajse gjithmone te ngrene skandale dhe ndjeshmeri te larte.
Ashtu si cdo ceshtje tjeter qe korrupsioni te shnderrohet ne skandal nevojitet te provokoje reagime te forta publike. Pa denim te tij nuk mund te flasim per perceptim publik te skandalit qe ai perben. Nje shikim indiferent prej spektatori nga te gjithe ne duket se vetem sa e normalizon edhe me teper shfaqjen dhe perhapjen e tij jo vetem ne politike por ne te gjitha veprimtarite e tjera shoqerore. shte vertet mekat qe te mos kete ndjeshmeri publike ndaj akuzave per korrupsion sepse kesisoj ato bien ne nje atmosfere zhvleresimi dhe madje thuajse legjitimimi te tyre. Megjithese ekzistenca e tij njihet dhe pranohet gjeresisht mbetet faktikisht i padenuar edhe kur shfaqet. Ne kontekste te tjera ne te cilat ndjeshmeria ndaj korrupsionit qofte edhe kur behet fjale per shkelje nga me minimalet eshte mjaft e larte korrupsioni politik behet thuajse gjithmone ceshtje doreheqjeje.
Duket e veshtire qe kjo te behet praktike nder ne duke pasur parasysh natyren dhe shtrirjen e korrupsionit ne Shqiperi llojin e paraqitjeve mediatike te tij si edhe nje sere rrethanash te tjera sociale dhe politike qe meritojne studime te zgjeruara me kompleksitetin e disa prej tyre merret kolegu Kajsiu. Per fat te keq akti i denoncimit te korrupsionit politikisht me shume sesa akt denimi duket se perben nje akt vete-komprometimi si dhe kultivimi te cinizmit ndaj politikes ne pergjithesi per sa kohe qe eshte njelloj i perdorur me tepri si instrument asgjesimi reciprok nga te dy kampet politike kundershtare. Dihet gjithashtu qe shumica e korrupsioneve nuk behen kurre publike pra nuk ekspozohen fare ndaj rrezikut qe te shnderrohen ne skandale dhe te denohen. Denoncimi ose zbulimi i disa akteve korruptive nuk nenkupton qe ato jane shkeljet me te medha te mundshme. Megjithate as keto rrethana nuk e perligjin mosdenimin e tij ne cfaredo forme qe te shfaqet.
Duket se mediat aktoret dhe faktoret publike ne Shqiperi nuk para ia njohin vetes rolin dhe pergjegjesine shoqerore te denimit te korrupsionit. Mosperfshirja e tyre me angazhime reale ne debatin e dites mund te lexohet edhe si forme rezistence ndaj politikes per te mos u bere pale me akuzat e njeres apo tjetres pale. Ne kete fryme mediat per shembull pak kane bere per ti ngritur ne skandale ceshtjet e korrupsionit te denoncuar nga politika. E kemi thene tashme ne nje shkrim pararendes qe prirja e mediave ka qene kryesisht kalimi i akuzave te politikes duke sherbyer si ekrane transparente per to. Por a nuk eshte logjike qe te mendojme edhe ne kete rast se mosperfshirja nga ana e mediave ka efekte perverse ne rastet kur keto ceshtje meritojne te ngrihen ne skandale A mjafton qe akuzat vetem te thuhen dhe te transmetohen per te qene ne gjendje qe levizin opinionin publik kur jane te drejta dhe te faktuara Pa dyshim qe jo. Ato duhet te gjejne mbeshtetje permes fakteve qe paraqesin dhe te perkrahen me qendrime ose te kundershtohen apo te hidhen poshte po me fakte. Ne te dyja rastet kjo gje mund te ndodhe vetem kur krijohet nje atmosfere e mbarsur me ndjeshmeri qytetare dhe publike dhe jo me indiference ndaj fakteve te denoncuara apo mbulim me kakofoni. Duke e ndjekur dukurine e korrupsionit me kersherine pasive te nje seriali televiziv sic bejne shtepiaket e telenovelave dhe pa pasur mundesine qe te njihemi me faktet dhe te vertetat reale rreth tij duket se po rrezikojme edhe ne qe te humbasim sensin e reales dhe te mos arrijme me te dallojme nese po jetojme ne kleptokraci apo ne demokraci.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›