E Diel, 1 Nëntor 2026

Atifete Jahjaga ose Presidentja kukull

Ahtifete Jahjaga është presidentja e parë femër në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë aspekt ajo duket se ka vështirësi në kryerjen e detyrës. Mediat në Kosovë e kritikojnë atë për mungo të qëndrimit për çështje të nxehta në vend.

Ajo ka nëntë muaj që nuk ka bërë asnjë reagim shkruan gazeta Zëri duke shtuar se ajo asnjëherë nuk ka reaguar, të paktën pa marrë kritika nga shoqëria civile apo nga mediat.

Jahjaga nuk reagoi as për ngjarjet tragjike që kanë ndodhur në veri si dhe as për marrëveshjen e arritura me Serbinë.

Partitë opozitare e akuzojnë atë se nuk po merr përgjegjësitë që i ngarkon detyra e presidentes.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala shprehet se marrja e qëndrimit të institucionit të Presidencës është e domosdoshme pasi është normë kushtetuese.

Kurse deputeti i lëvizjes Vetëvendosjes, Florin Krasniqi shprehet se mënjanimi i Jahjagës mund të shikohet edhe si përpjekje për u diferencuar nga pushteti ekzekutiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›