Greqi, një shqiptar kapet me 15 kg hashash
Një sasi lëngë narkotike hashash është kapur nga policia greke mëngjesin e sotëm. Policia e shtetit fqinj bën të ditur se ka sekuestruar një sasi prej 15 kg, lëndë e cila po transportohej nga dy shtetas shqiptar.
Në momentin e ndalimit nga policia, njëri prej tyre, që ishte ulur në vendi ne pasagjerit ka mundur tu largohet forcave të policisë.
Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë publik por është bërë me dije se bëhet fjalë për një 36-vjeçar. Sekuestrimi i 15 kg hashash është bërë në Katerini.