E Diel, 1 Nëntor 2026

Kembane alarmi ne Japoni ishulli goditet nga nje termet 7.4 balle

Japonia përfshihet sërish nga alarmi për cunami, pasi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi bigjet lindore të saj, në Honshu. Vala mund të shkojë deri në një metër lartësi dhe banorët në zonën e rrezikuar janë njoftuar të ngjiten në katet më të larta të ndërtesave.

Zona e goditur është e njëjta zonë që më 11 mars u rrënua nga cunami, i cili dëmtoi rëndë edhe centralin bërthamor në Fukushima. Sipas TV shtetëror punonjësit në central janë urdhëruar të evakuuohen pas paralajmërimit për cunami. Tërmeti i së enjtes ka ndodhur 118 km në veri të centralit, dhe 40 km në brendësi të tokës. Agejncia që menaxhon centralin Tokio Elektrik Pauer Kompani thotë se ndodhet në gatishmëri për të kontrolluar çdo situatë që mund të pasojë tërmetin e fundit.

Për të evituar rrezikun e shpërthimeve teknikët në Fukushima po injektojnë azot në reaktorët e dëmtuar. Tym i bardhë që mendohet se janë avuj uji radioaktiv vazhdojnë të vërehen në tre nga katër reaktorët e dëmtuar, pavarësisht nga përpjekjet  e vazhdueshme për ftohjen e reaktorëve.

Ndërkohë sasi jodi radioaktiv janë zbuluar dhe në gjethe spinaqi në disa rajone të afërta në Kinë. Në frontin diplomatik këtë, muaj do të vizitojë Japoninë, sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton për të shprehur zyrtarisht solidaritetin dhe mbështetjen e Uashingtonit . Bilanci i viktimave sipas policisë tani është 12,494, të vdekur e 15,107 të humbur.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›